Pas 20 ditësh prapa hekurave, ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy është liruar nga burgu La Santé në Paris, duke premtuar se do të vazhdojë betejën për të provuar pafajësinë e tij.
Sarkozy, i cili e përshkroi qëndrimin në burg si “rraskapitës” dhe “të tmerrshëm”, doli u lirua me kusht të enjten.
“Ligji është zbatuar. Tani do të përgatitem për apelin. Energjia ime është përqendruar vetëm në vërtetimin e pafajësisë sime. E vërteta do të triumfojë”, shkroi ai në rrjetet sociale menjëherë pas lirimit.
Ish-presidenti u dënua më 21 tetor me pesë vjet burg për konspiracion kriminal në lidhje me financimin e fushatës së tij presidenciale të vitit 2007 nga regjimi i ish-diktatorit libian Muammar Gadafi.
Sarkozy i ka mohuar akuzat dhe ka apeluar vendimin, ndërsa procesi pritet të zhvillohet gjatë pranverës së ardhshme.
Sipas The Guardian, Sarkozy dëshmoi përmes para komisionit që shqyrtoi kërkesën për lirim, duke përshkruar përvojën në qeli si “një makth të vërtetë”.
“Burgu është një makth. Dua të shpreh respektin tim për stafin e burgut, të cilët u treguan humanë dhe e bënë këtë makth të durueshëm – sepse është vërtet një makth,” – tha ai.
Sarkozy ka rrëfyer se qëndronte në një qeli 9 metra katrorë, ku hante kryesisht kos, pasi kishte frikë nga helmimi i ushqimit. Ai kishte marrë edhe kërcënime me vdekje nga të burgosur të tjerë, ndërsa për siguri, dy roje qëndronin vazhdimisht në qelinë ngjitur.
“Nuk e kam imagjinuar kurrë se në moshën 70 vjeç do të isha në burg. Është një provë e vështirë, që lë gjurmë tek çdo njeri,” shtoi ish-presidenti francez.
© SYRI.net