Nju Jorku është përfshirë nga reshje të dendura shiu dhe stuhi që i kanë marrë jetën dy qytetarëve, raportojnë mediat amerikane.
Ndërkohë autoritetet paralajmërojnë për përmbytje.
“Shirat e rrëmbyeshëm që përfshinë qytetin të enjten vranë dy persona”, tha kryebashkiaku Eric Adams, ndërsa stuhitë ndërprenë fluturimet dhe shërbimi meteorologjik paralajmëroi për përmbytje në disa zona.
Mediat raportuan për përmbytje dhe dëme, ndërsa zyrtarët në aeroportet JFK.
“Kjo stuhi theu rekordet e reshjeve për 30 tetorin”, shkroi Adams në platformën “X”, duke shtuar se pjesa më e madhe e shiut që parashikohej të binte brenda pak orësh ra në një hark kohor prej 10 minutash në pasdite.
Ad© SYRI.net