Lajmi i fundit

'Marrëveshjeje të Re për Shqipërinë'/ Spiropali - Ramës: Mblidh mendjen! PS do të pastrohet nga ndryshqet dhe pehlivanllëqet

Jeffrey Epstein dhe si industria e modës shërbeu vetëm si mbulesë për trafikimin dhe abuzimin e vajzave

Jeffrey Epstein dhe si industria e modës shërbeu vetëm si mbulesë për trafikimin dhe abuzimin e vajzave

16:04, 21/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Industria e modës dhe lidhjet e Jeffrey Epstein me rrjete rekrutimi për modele të reja janë vënë sërish në qendër të vëmendjes, pas publikimit të një sasie të madhe dokumentesh nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, të analizuara nga CNN.

Sipas këtyre dokumenteve, disa agjentë dhe rekrutues të modës i kanë propozuar Epstinit vajza të reja nga vende të ndryshme të botës, duke i përshkruar si “modele premtuese”, “të gatshme për udhëtime” apo me potencial për karrierë në industrinë e modës. Në disa raste, komunikimet përmbajnë edhe gjuhë që ngre dyshime për mënyrën se si janë trajtuar këto vajza.

Hetimi i dokumenteve tregon një marrëdhënie të ndërsjellë mes Epstinit dhe disa personave të industrisë së modës, ku ai ofronte financime, kontakte dhe ndihmë për viza, ndërsa nga ana tjetër i sigurohej akses te modele të reja, shumë prej të cilave më vonë kanë deklaruar se janë abuzuar.

Edhe pas dënimit të Epstinit në vitin 2008, disa individë të industrisë kanë vijuar kontaktet me të, duke e përfshirë në evente dhe duke e trajtuar si një figurë me ndikim në botën e modës, pavarësisht statusit të tij penal.

CNN thekson se disa rekrutues kanë dërguar fotografi dhe të dhëna për vajza shumë të reja, ndërsa në disa raste Epstini ka treguar interes selektiv për to. Dokumentet sugjerojnë gjithashtu se ai ka përdorur rrjetin e modës për të ndërtuar një sistem të gjerë kontakteve ndërkombëtare.

Aktivistë dhe ish-modele kanë ngritur shqetësime se industria e modës, në disa raste, është shfrytëzuar si mbulesë për trafikim dhe abuzim të vajzave të reja, duke kërkuar hetime më të thelluara mbi përgjegjësinë e agjencive dhe personave të përfshirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco