“Izraeli hodhi 153 ton bomba mbi Gaza të dielën, 19 tetor, në përgjigje të asaj që autoritetet izraelite e quajtën një shkelje të armëpushimit nga grupi palestinez Hamas”, deklaroi sot, 20 tetor, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu para parlamentit.
“Një dorë e jonë mban armë, tjetra është shtrirë për paqe”, shtoi ai në Knesset.
“Bëhet paqe me të fortët, jo me të dobëtit. Sot, Izraeli është më i fortë se kurrë më parë“, theksoi Netanyahu.
Sipas Izraelit, valë sulmesh ajrore u nisën pasi dy ushtarë izraelitë humbën jetën në një sulm nga Hamas, ndërkohë që grupi palestinez mohoi çdo dijeni për sulmin.
Ndërkohë, fluturime dronësh izraelitë u raportuan gjatë gjithë ditës mbi periferi të Bejrutit, përfshirë lagjet jugore të kryeqytetit dhe qytetet Aramoun dhe Khalde (rrethi Aley).
Kujtojmë se edhe Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kërcënuar sërish Hamasin.
Ai ka deklaruar se grupi ka vetëm “një shans të vogël” për të respektuar marrëveshjen, duke shtuar se nëse nuk e bën këtë, do të “zhduket”.
“Ne kemi rënë dakord me Hamasin që ata do të sillen mirë. Nëse nuk e bëjnë, do të shkojmë dhe do t’i zhdukim. Nëse duhet, ata do të zhduken”, ka deklaruar Kreu i Shtëpisë së Bardhë.
© SYRI.net