Aneksimi i Bregut Perëndimor/ Deputetët e ekstremit të djathtë i kërkojnë Netanyahut të sfidojë Trumpin

Aneksimi i Bregut Perëndimor/ Deputetët e ekstremit të djathtë i kërkojnë Netanyahut të sfidojë Trumpin

11:04, 26/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ligjvënësit e ekstremit të djathtë në Parlamentin izraelit, i kanë kërkuar kryeministrit Benjamin Netaniahu të mos heqë dorë nga aneksimi i Bregut Perëndimor.

Pavarësisht parlajmërimeve të Preësidentes së OKB, Anna Baerbock dhe Presidentit amerikan, Donald Trump, deputetët ekstremit të djathtë i kërkuan Netanyahut të sfidojë Trump për Bregun Perëndimor gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshmem, duke këmbëngulur për aneksimin e tij.

Nga ana tjetëtr zyra e Kryeministrit i ka udhëzuar Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) të lidhin altoparlantë në të gjithë Rripin e Gazës, në mënyrë që fjalimi i Kryeministrit Benjamin Netanyahu në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së të transmetohet drejtpërdrejt për banorët e saj, raportojnë mediat hebraike.

Sipas Channel 12, ushtria ka shprehur kundërshtim ndaj këtij urdhri, pasi ai do t'u kërkonte ushtarëve të largoheshin nga postet e tyre dhe të hynin në zona të Rripit të Gazës, që i vënë ata në rrezik në rritje për t'u shënjestruar nga operativët e Hamasit.

Megjithatë, gazeta Haaretz raporton se ushtria nuk do ta kundërshtojë kërkesën e Kryeministrit dhe po përgatitet të transmetojë fjalimin e Netanyahut në të gjithë Gazën.

Një zyrtar ushtarak i tha Haaretz, se ky veprim është një akt lufte psikologjike.

Fjalimi i Netanyahut është planifikuar të fillojë në orën 16:00, sipas kohës së Izraelit dhe pritet të përqendrohet kryesisht në kritikat kundër njohjes perëndimore të një shteti të pavarur palestinez.

IDF nuk pranoi të komentojë mbi raportet dhe u kërkoi gazetarëve të kontaktojnë Zyrën e Kryeministrit, e cila ende nuk ka dhënë një përgjigje./ Times of Israel.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco