Valët e cunamit arrijnë në Japoni dhe Hawaii pas tërmetit 8.8 ballë pranë Rusisë

Valët e cunamit arrijnë në Japoni dhe Hawaii pas tërmetit 8.8 ballë pranë Rusisë

18:05, 30/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Valë të fuqishme cunami goditën të mërkurën zonat bregdetare të Japonisë, Rusisë dhe Hawaiit, pas një tërmeti shkatërrues me magnitudë 8.8 ballë të shkallës Rihter që tronditi gadishullin Kamchatka në Lindjen e Largët të Rusisë. Tërmeti u regjistrua në një thellësi prej 18.2 kilometrash dhe shkaktoi valë deri në katër metra në bregdetin e Kamchatka-s, ku raportohet për disa të plagosur.

Autoritetet japoneze reaguan me shpejtësi duke lëshuar paralajmërime për cunami në shumë rajone të vendit, përfshirë Hokkaido-n dhe Honshu-n, ku valët arritën deri në 1.3 metra në prefekturën Iwate. Për shkak të rrezikut, u lëshuan urdhra evakuimi për rreth 1.9 milion banorë në zonat bregdetare, ndërsa alarmet u shtrinë edhe në Shikoku, Kyushu dhe Okinawa.

Në të njëjtën kohë, paralajmërime për cunami u dhanë edhe për Hawaii, Alaskën dhe pjesë të bregdetit perëndimor të Shteteve të Bashkuara, si dhe për zona të gjera në Paqësorin Jugor deri në jug të Zelandës së Re. Ekspertët paralajmërojnë se valët e tjera të mëdha mund të ndjekin në orët në vijim, ndërsa ekipet e emergjencës në të gjitha vendet janë vënë në gatishmëri të lartë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco