Trump arrin marrëveshje me Indonezinë, ul në 19% tarifën për importin e mallrave të tyre në SHBA

Trump arrin marrëveshje me Indonezinë, ul në 19% tarifën për importin e mallrave të tyre në SHBA

08:12, 16/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi sot se ka arritur një marrëveshje tregtare me Indonezinë.

Si pjesë e kësaj marrëveshjeje, tarifat që presidenti i SHBA-së kishte shpallur më parë për importet nga Indonezia do të jenë 19% në vend të 32%.

“Ata do të paguajnë 19% (tarifa), dhe ne nuk do të paguajmë asgjë… Do të kemi akses të plotë në Indonezi. Kemi përfunduar disa marrëveshje që do të shpallen”, tha Trump.

Tregtia midis Indonezisë dhe SHBA-së, e cila vitin e kaluar arriti në pothuajse 40 miliardë dollarë, është në një trend rritës.

Eksportet amerikane në Indonezi u rritën me 3.7% vitin e kaluar, ndërsa importet amerikane të mallrave indoneziane u rritën me 4.8%.

Në vitin 2024, SHBA-të kishin një deficit tregtar prej 18 miliardë dollarësh në tregtinë me Indonezinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco