Ministria e SigurisĂ« ShtetĂ«rore e KinĂ«s ka pohuar se agjencitĂ« e huaja tĂ« spiunazhit dhe inteligjencĂ«s po pĂ«rdorin metoda tĂ« reja inovative pĂ«r tĂ« monitoruar ujĂ«rat e vendit, duke pĂ«rfshirĂ« vendosjen e kafshĂ«ve âspiuneâ tĂ« pajisura me sensorĂ«.
Në një postim në platformën kineze WeChat të premten, ministria paralajmëroi se një luftë sekrete e padukshme po zhvillohej në heshtje në detet përreth Kinës, ndërsa agjencitë e huaja po mblidhnin të dhëna të ndjeshme përmes një sërë pajisjesh të reja spiunazhi për të prodhuar harta nënujore që përbëjnë një kërcënim serioz për sigurinë tonë kombëtare.
NdĂ«r teknikat e spiunazhit qĂ« u pĂ«rdorĂ«n, pretendohej se ishin kafshĂ« tĂ« mĂ«dha detare, duke pĂ«rfshirĂ« âbreshkat spiuneâ dhe âpeshqit spiunĂ«â, qĂ« ishin gjetur tĂ« lidhura me sensorĂ« ndĂ«rsa notonin nĂ« ujĂ«rat kineze.
Sipas Kinës, kafshët po mbledhnin të dhëna të ndjeshme të mjedisit detar, të tilla si temperatura e ujit, kripësia dhe rrymat oqeanike në kohë reale, dhe po i transmetonin ato jashtë shtetit nëpërmjet satelitit.
Kina bën rregullisht pretendime për përpjekje spiunazhi që po zhvillohen në ujërat e afërta, duke përfshirë Detin e Kinës Jugore, Detin e Kinës Lindore dhe Ngushticën e Tajvanit, të cilat janë disa nga më të ndjeshmet ushtarakisht dhe më të kontestuara në botë.
Sipas raportimeve të medias kineze, qeveria u ofron peshkatarëve shpërblime financiare që variojnë nga 50,000 deri në 500,000 juanë për zbulimin e pajisjeve spiunazhi në ujërat e saj.
© SYRI.net