Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Brexit, flet Toni Blair: BE-ja mund të bëjë kompromis për lëvizjen e lirë

Brexit, flet Toni Blair: BE-ja mund të bëjë kompromis për lëvizjen e lirë

14:15, 15/07/2017
A+ Aa A-

Ish- kryeministri i Britanisë Tony Blair beson se disa liderë Europian mund të jenë të përgatitur për lëvizjen e lirë të njerëzve si mënyrë për të ndihmuar Britaninë që të qëndrojë në tregun e përbashkët. Në një artikull të publikuar në institutin e tij, Tony Blair cilësonte se një mënyrë ishte që Britania “të qëndronte në një Bashkim Europian të reformuar”. Ish-kryeministri u shpreh se nuk do të zbulonte bisedimet që kishte në Europë dhe cilësoi në artikull se ende ka hapësirë për kompromis për lëvizjen e lirë.

 “Situata sot në Europë është e ndryshme nga ajo e një viti më parë kur Britania votoi që të largohej nga Bashkimi Europian”, një lëvizje që Blair e cilësoi si më seriozen e ndërmarr që nga Lufta e Dytë Botërore. “Europa në vetvete po shikon programin e reformimit. Ata do të kenë një cikël të brendshëm në Bashkimin Europian që do të jetë pjesë e eurozonës dhe një cikël të jashtëm. Shumica e njerëzve në Francë, Gjermani dhe Britani mbështesin ndryshimet rreth përftimeve dhe atyre që vijnë në Europë pa një punë”, cilësoi Blair.

Blair theksoi se nëse këto pikëpamje do të shikoheshin në varësi të interesave të shteteve, një mundësi do të ishte që negoiciatat rreth këtyre çështjeve të mundësonin qëndrimin e Britansë në një Bashkim Europian të reformuar. /tiranapost/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco