Tragjedi në Papua Guinenë e Re/ Më shumë se 670 vetë kanë humbur jetën nga rrëshqitja e dheut

Tragjedi në Papua Guinenë e Re/ Më shumë se 670 vetë kanë humbur jetën nga rrëshqitja e dheut

18:59, 26/05/2024
A+ Aa A-

Më shumë se 670 persona mendohet se kanë vdekur si pasojë e rrëshqitjeve masive të dhërave në Papua Guinenë e Re, sipas një zyrtari Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdojnë opeacionet e shpëtimit.

Mediat vendase kishin njoftuar më parë se sipas vlerësimeve paraprkae më shumë se 300 vetë dyshohej se kishin humbur jetën nga rrëshqitja e dheut në provincën Enga.

Por më shumë se 48 orë më vonë, Organizata Ndërkombëtare për Migracionin tha se numri i të vdekurve mund të ishte dyfish.

“Rrëshqitjet e dherave dhe rëniet e gurëve vazhdojnë, toka po çahet duke rrezikuar jetën e gjithë secilit”, tha zyrtari i Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin, Serhan Aktoprak.

Rrëshqitjet e dherave shkatërruan 150 shtëpi, shkolla, biznese, shtëpi vizitorësh dhe objekte të tjera./ VOA/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco