Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Shën Petersburg/ Autobusi me pasagjerë përfundon në lumë, 3 të vdekur, arrestohet shoferi

Shën Petersburg/ Autobusi me pasagjerë përfundon në lumë, 3 të vdekur, arrestohet shoferi

15:09, 10/05/2024
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Shën Petersburg të Rusisë, kur një autobus me rreth 15 pasagjerë u zhyt në lumin Moyka.

Sipas informacioneve zyrtare të autoriteteve, tre persona janë gjetur të vdekur, ndërsa gjendja e katër pasagjerëve të tjerë, nga gjithsej gjashtë të shtruar në spital, është jashtëzakonisht e rëndë. Tre persona të tjerë u shpëtuan nga autobusi i zhytur në ujë. 

Në videot e publikuara shihet autobusi duke lëvizur në një kryqëzim ku është përmbysur papritur, duke përplasur një makinë dhe duke u “zhytur” në lumë. Shoferi i autobusit, i cili ka humbur kontrollin e mjetit pa ndonjë arsye të zbardhur, është arrestuar dhe po merret në pyetje, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Punëve të Brendshme ruse.

Ndërkohë, në vendin ku autobusi është “zhytur”, është ngritur një operacion i madh shpëtimi, ku 69 persona dhe 18 makineri punojnë për të shpëtuar pasagjerët e autobusit dhe për t’i nxjerrë nga uji.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco