'Fëmijët me ngjyrë të Bronksit nuk e dinë çfarë janë kompjuterat'/ Guvernatorja demokrate e Nju Jorkut kërkon falje

'Fëmijët me ngjyrë të Bronksit nuk e dinë çfarë janë kompjuterat'/ Guvernatorja demokrate e Nju Jorkut kërkon falje

10:12, 08/05/2024
A+ Aa A-

Guvernatorja demokrate e Nju Jorkut është detyruar të kërkojë falje pasi sugjeroi se fëmijët me ngjyrë në qytet nuk dinë se çfarë është kompjuteri. Në një përpjekje për të nxjerrë në pah ndryshimin midis prejardhjes së varfër dhe të pasur, Kathy Hochul i sugjeroi Konferencës Globale të Institutit Milken në Kaliforni të hënën që disa fëmijë në shtetin e saj nuk i njihnin pajisjet elektronike.

"Aktualisht, kemi fëmijë të vegjël me ngjyrë në Bronks, të cilët as nuk e dinë se çfarë është fjala 'kompjuter'," tha ajo. "Ata nuk i dinë këto gjëra."

Ajo shtoi: "Dua që bota të hapet ndaj të gjithëve, sepse kur ke zërat e tyre të ndryshëm që sjellin risi përmes teknologjisë, atëherë ti trajton realisht sfidat më të gjera të shoqërisë."

Komentet e zonjës Hochul u dënuan në shtetin e saj, duke e detyruar të kërkojë një falje të shpejtë.

Amanda Septimo, një anëtare demokrate e asamblesë së shtetit të Nju Jorkut për Bronksin jugor, tha se komentet ishin "të dëmshme, tejet të keqinformuara dhe të tmerrshme".

Stereotipe të dëmshme

"Përsëritja e stereotipeve të dëmshme për një nga komunitetet tona më të paprivilegjuara, ndërkohë që nuk pranon neglizhencën e vazhdueshme institucionale të shtetit dhe vetëm përjetëson sistemet e abuzimit," tha ajo.

Karines Reyes, një tjetër anëtare e asamblesë demokrate për Bronksin, tha se fjalët e saj ishin "të keqzgjedhura dhe lënduese".

Pas kritikave, zonja Hochul tha se ishte shprehur keq në konferencë.

"Sigurisht që fëmijët me ngjyrë të Bronksit e dinë çfarë janë kompjuterët – problemi është se shpeshherë u mungon aksesi në teknologjinë e nevojshme për të hyrë në rrugën e punës me pagesë të lartë në industritë në zhvillim si IA-ja", tha ajo.

Zonja Hochul, e cila u zgjodh guvernatore në vitin 2021, ka kërkuar më parë falje për një analogji të ashpër të konfliktit në Gaza, ku sugjeroi se do ta asgjësonte Kanadanë nëse ajo pushtonte qytetin e Bufalos në Nju Jork.

"Më vjen keq, miqtë e mi, nuk do të kishte Kanada të nesërmen," tha ajo.

Ajo më vonë kërkoi falje për një "zgjedhje të keqe të fjalëve"./ telegraph.co-syri.net/  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco