Shembja e ndërtesës në Afrikën e Jugut/ Shtatë të vdekur, rreth 40 të tjerë të bllokuar në rrënoja

Shembja e ndërtesës në Afrikën e Jugut/ Shtatë të vdekur, rreth 40 të tjerë të bllokuar në rrënoja

09:29, 08/05/2024
A+ Aa A-

Ekipet e shpëtimit vazhdojnë përpjekjet për të gjetur dhjetëra punëtorë të bllokuar në rrënojat e një ndërtese në ndërtim e cila u shemb të hënën, në bregdetin e Afrikës së Jugut, duke vrarë shtatë persona.

Deri në mbrëmjen e djeshme, 33 persona u nxorën nga rrënojat, shumica e të tjerëve janë shtruar në spital. Ekuipazhet janë ende në kërkim të 42 punëtorëve dhe thonë se kanë kontaktuar 11 prej tyre gjatë ditës.

Nuk janë të qarta në këtë fazë arsyet e shembjes së godinës gjashtëkatëshe në ndërtim e sipër.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet.

George, një qytet me rreth 160,000 banorë, ndodhet pranë rrugës turistike Garden Route, përgjatë pjesës jugore të vendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco