Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

Medvedev: Perëndimi po komploton për të vrarë Zelensky-n

Medvedev: Perëndimi po komploton për të vrarë Zelensky-n

16:47, 19/04/2024
A+ Aa A-

Akuzat se një polak po komplotonte me Moskën për të vrarë presidentin ukrainas Vladimir Zelensky janë një shenjë se mbështetësit perëndimorë të Kievit duan të "likuidojnë" liderin ukrainas, ka pohuar ish-presidenti rus Dmitry Medvedev.

Të enjten, zyrtarët polakë raportuan arrestimin e një njeriu i cili akuzohet se u përpoq të siguronte informacione sensitive për shërbimet e inteligjencës ruse. Informacioni mund të ishte përdorur në një përpjekje për të vrarë Zelensky-n, kanë pretenduar Varshava dhe Kievi.

"Një tentativë për vrasjen e shefit të Banderitëve [Zelensky] në Poloni? Kjo është serioze", shkroi Medvedev, i cili shërben si zëvendëskryetar i Këshillit të Sigurimit Rus, të premten në rrjetet sociale në përgjigje të pretendimeve.

"Mund të jetë prova e parë që njerëzit në Perëndim kanë marrë një vendim për ta likuiduar. Ki frikë, kloun!"

Termi "Banderit" i referohet lëvizjes nacionaliste ukrainase të Stepan Bandera, e cila ishte përgjegjëse për spastrimin etnik të polakëve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Bashkëpunëtori nazist konsiderohet një hero kombëtar në Ukrainën moderne.

Shtetasi polak, i identifikuar si Pawel K. nga Zyra e Prokurorit Kombëtar në Varshavë, përballet me deri në tetë vjet burg nëse dënohet me akuzat për përpjekje për të punuar me një fuqi të huaj kundër interesave kombëtare.

Konkretisht, Pawel K. akuzohet se është përpjekur të ndajë informacione me Moskën në lidhje me aeroportin Rzeszow-Jasionka në Poloninë juglindore. Objekti përdoret për të transportuar armë dhe municione që anëtarët e NATO-s ia dhurojnë Ukrainës për të luftuar Rusinë.

Zyrtarët polakë kanë pohuar se këshillat e tij "ndër të tjera" mund të kenë ndihmuar Moskën të planifikojë një goditje ndaj Zelensky-t gjatë një vizite në Poloni. Pasardhësja e Kievit e KGB-së, SBU, i përsëriti akuzat në një deklaratë të vetën.

Varshava ka pretenduar se Pawel K. ishte në kontakt me shtetas rusë të cilët janë "të përfshirë drejtpërdrejt" në konfliktin e Ukrainës. Autoritetet polake u informuan për kërcënimin e supozuar nga shërbimet e sigurisë ukrainase.

Zelensky u ka thënë mediave perëndimore se Rusia ka vite që po përpiqet ta vrasë atë, me përpjekje të shumta të penguara nga rojet e tij të sigurisë.

Megjithatë, ish-kryeministri izraelit Naftali Bennett tha se presidenti rus Vladimir Putin e siguroi personalisht atë në mars 2022 se Moska nuk do ta vriste Zelenskyn.

Burimi: rt.com

Përktheu: Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco