Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

Blinken përsërit se SHBA nuk ishte 'e përfshirë' në sulmet ndaj Iranit

Blinken përsërit se SHBA nuk ishte 'e përfshirë' në sulmet ndaj Iranit

14:15, 19/04/2024
A+ Aa A-

Capri, Itali - Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, pas takimit të G7, duke dënuar sulmin "e paprecedentë" iranian ndaj Izraelit që ndodhi të shtunën, vuri në dukje se një i tillë nuk kishte ndodhur më parë si në "përmasa ashtu edhe në shkallë".

Ai vazhdoi të theksojë se SHBA-ja ishte e përkushtuar ndaj sigurisë së Izraelit dhe uljes së konfliktit më të gjerë në Lindjen e Mesme.

Blinken tha se G7 është gjithashtu e përkushtuar për të kërkuar llogari nga Irani, duke vënë në dukje se qeveria amerikane shpalli dje më shumë sanksione ndaj Teheranit.

"7 do të miratojë më shumë sanksione "në ditët në vijim", shtoi kryediplomati amerikan.

 Jessica Parker e BBC-së e pyeti Blinken pse ai po refuzon të flasë për ngjarjet që ndodhën natën e shkuar.

Duke pranuar se do të bëhej "tepër i mërzitshëm", diplomati i lartë amerikan përsëri refuzoi të flasë për sulmin e dukshëm izraelit kundër Iranit.

Blinken përsëriti se SHBA-ja "nuk ishte e përfshirë" në asnjë operacion ushtarak sulmues dhe po vazhdon të punojë për tensionimin e situatës.

Në përgjigje të një pyetjeje të dytë se si ai do ta karakterizonte gjendjen aktuale të marrëdhënieve SHBA - Izrael, Blinken tha se "ne jemi të angazhuar rregullisht, pothuajse çdo ditë". "Ne jemi të përkushtuar të ndihmojmë Izraelin të mbrohet dhe të marrim pjesë në mbrojtjen e tij, siç e patë vetëm disa ditë më parë," tha ai.

Fokusi i G7 në rajon është çtensionimi

Pyetja tjetër për Blinken ishte sërish mbi sulmin e raportuar të Izraelit ndaj Iranit.

"A keni ndjesinë se sulmi i sotëm ishte i kufizuar në mënyrë që Irani të mos ishte i detyruar të reagonte, në këtë kuptim a jeni optimist?" u pyet ai.

Ai përsëri tha se nuk do të fliste për ngjarjet e raportuara.

"Gjithçka që mund të them është se nga ana jonë dhe për të gjithë G7, fokusi ynë ka qenë në mospërshkallëzimin dhe në shmangien e një konflikti më të madh. Në fakt kjo ka qenë e vërtetë që nga dita e parë dhe ngjarjet e tmerrshme të 7 tetorit. Një pjesë e madhe e qasjes jonë ka qenë të parandalojmë përhapjen e konfliktit për të shmangur përshkallëzimin kudo”.

"Ato përpjekje do të vazhdojnë," shton Blinken.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco