Liderët evropianë bëjnë thirrje për qetësi pas hakmarrjes izraelite kundër Iranit

Liderët evropianë bëjnë thirrje për qetësi pas hakmarrjes izraelite kundër Iranit

10:51, 19/04/2024
A+ Aa A-

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen i ka kërkuar Iranit dhe Izraelit që të përmbahen nga përshkallëzimi i mëtejshëm i situatës.

Burimet thonë se Izraeli është hakmarrë kundër Iranit, pas sulmit të fundit të Teheranit ndaj Izraelit.

Rritja e tensioneve midis dy armiqve rajonalë e ka shtyrë Lindjen e Mesme gjithnjë e më pranë luftës, duke shkaktuar shqetësim në kryeqytetet perëndimore.

Irani ka qenë në gatishmëri të lartë për ditë të tëra pasi Izraeli u zotua t'i përgjigjet Teheranit duke gjuajtur 300 dronë dhe raketa kundër territorit të tij të shtunën mbrëma.

Përmbledhje

Një raketë izraelite ka goditur Iranin, sipas zyrtarëve amerikanë

Shpërthime janë raportuar pranë bazave kryesore ajrore në Isfahan, Irani qendror

Fluturimet në disa qytete iraniane janë pezulluar

Media shtetërore iraniane e ka minimizuar rëndësinë e sulmit

Irani ka qenë në gatishmëri të lartë prej ditësh pas sulmeve të tij ndaj Izraelit

Teherani gjuajti 300 raketa dhe dronë në Izrael, pasi një sulm ajror i dyshuar izraelit goditi konsullatën e tij në Siri

Të dyja palëve iu kërkua të shmangnin 'veprimet e mëtejshme': Von der Leyen

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen i ka kërkuar Iranit dhe Izraelit që të përmbahen nga përshkallëzimi i mëtejshëm.

“Ne duhet të bëjmë gjithçka që është e mundur që të gjitha palët të shmangin përshkallëzimin në atë rajon”, tha ajo në Finlandë. “Ne kemi parë sulme masive me dron dhe raketa, rreth 300, nga Irani kundër Izraelit.

“Është absolutisht e nevojshme që rajoni të thotë stabël dhe që të gjitha palët të përmbahen nga veprimet e mëtejshme”, shtoi ajo.

Duke qëndruar përkrah saj në një pikë kufitare në Finlandë, kryeministri finlandez Petteri Orpo tha: "Ne jemi shumë të shqetësuar për situatën".

Të dyja palët duhej të “ndalonin së sulmuari njëri-tjetrin”, vazhdoi ai. "Situata është shumë e rrezikshme".

Italia bën thirrje për uljen e tensioneve

Roma ka bërë thirrje për qetësi në Lindjen e Mesme, pas sulmeve të raportuara të Izraelit ndaj Iranit.

Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, bëri thirrje për një "çtensionim absolut" të konfliktit të premten në mëngjes.

“Ne i ftojmë të gjithë të jenë të kujdesshëm për të shmangur një përshkallëzim”, tha ai për RAI neës nga Capri, ku Roma po pret takimin e G7.

Anëtarët e G7, Franca, Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Japonia, Italia dhe Kanadaja do të diskutojnë ngjarjet në Lindjen e Mesme, tha Tajani.

Omani dënon sulmin izraelit ndaj Iranit

Në një deklaratë nga Ministria e Punëve të Jashtme, Oman dënoi sulmin e Izraelit ndaj Iranit të premten në mëngjes.

Deklarata dënon gjithashtu sulmet e vazhdueshme të Izraelit në rajon.

Omani ka qenë një nga ndërmjetësit në konfliktin në përpjekje për të ulur tensionet në rajon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco