‘Asnjë sulm nga jashtë kufirit’, Irani: Dronët u lëshuan nga të infiltruar brenda vendit

‘Asnjë sulm nga jashtë kufirit’, Irani: Dronët u lëshuan nga të infiltruar brenda vendit

10:06, 19/04/2024
A+ Aa A-

Agjencia iraniane e lajmeve Tasnim raportoi sot, duke cituar burime të mirëinformuara, se nuk ka asnjë informacion për një sulm nga jashtë, pas shpërthimeve që u dëgjuan në Iran.

Ndërsa një analist iranian deklaroi sot në televizionin shtetëror iranian se dronët, të cilët u rrëzuan nga sistemet kundërajrore në Isfahan, operoheshin nga “të infiltruarit që ishin brenda Iranit”.

“Në kundërshtim me thashethemet dhe pretendimet e bëra nga mediat izraelite nuk ka asnjë informacion që flet për një sulm nga jashtë kundër qytetit të Isfahanit apo ndonjë pjese tjetër të vendit,” raportoi agjencia, ndërsa asnjë lider iranian nuk ka komentoi publikisht këto shpërthime.

Sipas mediave amerikane, zyrtarë të lartë të Shteteve të Bashkuara raportuan një sulm izraelit në shenjë hakmarrjeje për lëshimin e paprecedentë të dronëve dhe raketave kundër Izraelit fundjavën e kaluar.

Tasnim shpjegoi se “njësitë e mbrojtjes ajrore ishin aktive në disa vende si Isfahan dhe Tabriz”, një qytet në Iranin verior. Agjencia zyrtare e lajmeve iraniane Irna raportoi se “asnjë dëm i madh” nuk ishte raportuar pas shpërthimeve.

Në Shtetet e Bashkuara, mediat duke cituar zyrtarë amerikanë raportuan se Uashingtoni ishte paralajmëruar për një sulm izraelit ndaj Iranit, por as nuk e miratoi operacionin dhe as nuk luajti ndonjë rol në ekzekutimin e tij.

Herët në mëngjes rifilloi funksionimi i të gjithë aeroporteve të vendit, përfshirë dy në Teheran dhe ato në Isfahan dhe Shiraz, pasi ishte pezulluar pas shpërthimeve. Po ashtu, sekretariati i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare ka mohuar raportet e shtypit sipas të cilave ky organ, i kryesuar nga presidenti i Republikës Islamike Ibrahim Raisi, do të mblidhej urgjentisht sot pas këtyre shpërthimeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco