Sulmi i Izraelit kundër Iranit – çfarë dimë deri tani

Sulmi i Izraelit kundër Iranit – çfarë dimë deri tani

09:47, 19/04/2024
A+ Aa A-

Një raketë izraelite thuhet se goditi Iranin gjatë natës, gjashtë ditë pas sulmit të paprecedentë të Teheranit në territorin izraelit fundjavën e kaluar.

Ja çfarë ka mësuar BBC deri tani:

- Një raketë izraelite ka goditur Iranin, kanë thënë zyrtarët amerikanë për stacionin partner të BBC,  CBS Neës, me shpërthime të dëgjuara rreth qytetit  të Isfahanit herët në mëngjes të së premtes, siç raportojnë mediat iraniane.

- Mediat iraniane thonë se tri dronë u shkatërruan pasi sistemet e mbrojtjes ajrore të vendit u aktivizuan.

- Ata citojnë një gjeneral të ushtrisë në provincën Isfahan të ketë thënë se nuk është raportuar asnjë dëm.

- Provinca e Isfahanit është shtëpi e një baze të madhe ajrore, një kompleks i madh i prodhimit të raketave dhe disa objekte bërthamore. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) ka thënë se asnjë objekt bërthamor nuk është dëmtuar

- Pentagoni dhe ushtria izraelite kanë refuzuar të komentojnë deri më tani.

Në sfond

Irani ka qenë në gatishmëri të lartë pasi Izraeli tha se do t'i përgjigjej një sulmi iranian kundër tij të shtunën mbrëma.

Irani lëshoi më shumë se 300 raketa dhe drone drejt Izraelit më 13 prill në një sulm të paprecedentë. Izraeli dhe aleatët perëndimorë ishin në gjendje të rrëzonin shumicën e tyre përpara se të arrinin në territorin izraelit

Teherani ka pohuar se ky sulm ishte në përgjigje të një sulmi të dyshuar izraelit në konsullatën e tij në Siri, i cili vrau 13 persona.

Izraeli kishte treguar se do të kundërpërgjigjej edhe pse liderët ndërkombëtarë i kanë kërkuar vendit të tregojë përmbajtje

Disa media amerikane raportuan se Uashingtoni kishte marrë njoftim paraprak për sulmet e Izraelit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco