Lajmi i fundit

LIVE/ Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Ish udhëheqja e Mianmar, Aung San Suu Kyi lirohet nga burgu

Ish udhëheqja e Mianmar, Aung San Suu Kyi lirohet nga burgu

10:02, 17/04/2024
A+ Aa A-

Ish udhërheqja e qeverisë së Mianmar, Aung San Suu Kyi, e cila u burgos pas grushtit të shtetit ushtarak të vitit 2021 është liruar nga burgu dhe është dërguar në një rezidencë, sipas burimeve zyrtare.

Nuk është bërë ende e ditur nëse do të ishte arrest shtëpie apo ulje e dënimit të saj. Në të njëjtën kohë, junta ushtarake njoftoi se do të jepte amnisti për 3300 të burgosur.

Shumë të burgosur të tjerë do të kenë një ulje të dënimit me një të gjashtën, me përjashtim të atyre që janë dënuar për vrasje, terrorizëm ose trafik droge, tha regjimi ushtarak në një deklaratë.

 

Ajo u shpall fajtore për thyerjen e rregullave të Covid në 2021, ku u dënua me 4 vite burg. 76-vjeçarja u akuzua gjithashtu për korrupsion dhe shkelje të sekretit zyrtar.

Kush është Aung San Suu Kyi?

Aung San Suu Kyi kaloi gati 15 vjet në paraburgim midis viteve 1989 dhe 2010 dhe u nderua me Çmimin Nobel për Paqen për punën e bërë për të sjellë demokracinë në Mianmar.

Partia e saj, Lidhja Kombëtare për Demokraci (NLD) pati një fitore dërrmuese në vitin 2015, por ajo nuk u bë presidente për shkak se rregullat përjashtonin atë. Ajo konsiderohej gjerësisht si sundimtarja de fakto e vendit. Megjithatë reputacioni i saj jashtë vendit u dëmtua rëndë nga mënyra se si ajo e trajtoi krizën Rohingya, e cila filloi në 2017.

Në vitin 2019, zonja Suu Kyi u paraqit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ) të OKB-së për të mbrojtur vendin e saj kundër akuzave për gjenocid.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco