Qindra të arrestuar në operacionin e Francës kundër drogës: 'Spastrim XXL'

Qindra të arrestuar në operacionin e Francës kundër drogës: 'Spastrim XXL'

09:51, 26/03/2024
A+ Aa A-

Policia franceze arrestoi më shumë se 190 persona dje në në disa qytete në kuadrin e një goditjeje të madhe kundër drogës. Presidenti Macron i përshkroi bastisjet si "të paprecedenta".

Më shumë se 190 persona u arrestuan në kuadrin e një operacioni të gjerë anti-drogë të koordinuar nga policia franceze. Sipas policisë u sekuestruan rreth 25 kilogramë kanabis dhe mbi një kilogram kokainë.

Ministri i Brendshëm Gérald Darmanin tha se oficerët kontrolluan rezidenca, rrugë dhe autostrada në qytetet veriore, Lille, Villeneuve-d'Ascq dhe Roubaix. Autoritetet do të vazhdojnë bastisjet "për të goditur shumë fort", tha ai.

Darmanin tha se 15,000 policë, xhandarë dhe zyrtarë doganorë ishin mobilizuar. Mbi 20 kilogramë drogë e llojit të paspecifikuar, 385 mijë euro dhe katër armë janë sekuestruar gjatë tre ditëve të para të operacionit.

Kërkimet e para u bënë javën e kaluar në qytetin jugor të Marsejës. Në një video të postuar në mediat sociale javën e kaluar, presidenti Emmanuel Macron i përshkroi përpjekjet si "të paprecedenta", ndërsa shtoi se do të ketë 10 të tjera në javët e ardhshme.

Kjo vjen ndërsa qeveria federale angazhohet për një pozicion të ashpër ndaj krimit përpara zgjedhjeve evropiane të mesit të vitit. Disa kritikë kanë lidhur përpjekjet e fundit të qeverisë së qendrës për të shtuar shanset e saj në qendrat e votimit dhe për të shmangur kërcënimin e së djathtës ekstreme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco