Kaloi gati 70 vite të jetës brenda cilindrit metalik, ndërron jetë në moshën 78-vjeçare burri me 'mushkëri të hekurt'

Kaloi gati 70 vite të jetës brenda cilindrit metalik, ndërron jetë në moshën 78-vjeçare burri me 'mushkëri të hekurt'

22:00, 14/03/2024
A+ Aa A-
Paul Alexander, i cili kaloi gati 70 viteve të fundit në një “mushkëri të hekurt” dhe sfidoi pritshmëritë duke u bërë avokat e autor, ka ndërruar jetë pasditen e së hënës në moshën 78-vjeçare.

Image

Paul Alexander u sëmur nga poliomieliti në vitin 1952 kur ishte gjashtë vjeç dhe ngeli i paralizuar nga qafa e poshtë.

Për shkak të sëmundjes ai nuk merrte dot marrë frymë në mënyrë të pavarur, duke bërë që mjekët ta vendosin në cilindrin metalik, ku kaloi edhe pjesën tjetër të jetës.

Pavarësisht se jetoi brenda cilindrit metalik, Paul u diplomua në juridik dhe botoi një libër me kujtime.

“Paul Alexander, ‘Njeriu në mushkëri të hekurt’, ndërroi jetë”, thuhet në një postim në një faqe interneti për mbledhjen e fondeve. “Paul shkoi në kolegj, u bë avokat dhe një shkrimtat. Ai ishte një model i jashtëzakonshëm.”

Image

Shkaku i saktë i vdekjes së Palit është i paqartë. Ai u shtrua në spital tre javë më parë për shkak të një infeksioni.

Sot, poliomieliti konsiderohet i eliminuar në Shtetet e Bashkuara falë vaksinave që u zhvilluan në fund të viteve 1950, sipas CDC.

Sëmundja e la Palin të paralizuar nga qafa e poshtë dhe të paaftë për të marrë frymë vetë. Ai u vendos në një mushkëri hekuri, një cilindër i madh metalik që ndryshon presionin e ajrit për të stimuluar frymëmarrjen, sipas autobiografisë së tij.

“Mjekët na thanë se Paul nuk mund të jetonte”, tha Doris Alexander, nëna e Paul, në autobiografinë e tij. “Kishte disa raste kur energjia elektrike nuk funksiononte dhe më pas mushkëria duhej të pompohej me dorë. Fqinjët tanë vraponin dhe na ndihmonin ta pomponim atë.”

Image

Pali i kaloi shtatë dekadat e ardhshme në një mushkëri hekuri. Në mars të vitit 2023, ai u shpall pacienti i mushkërive prej hekuri që ka mbijetuar më gjatë në botë nga Rekordet Botërore Guinness.

Ambiciet e Palit nuk kufizoheshin nga gjendja e tij. Ai mësoi teknikat e frymëmarrjes që e lejuan atë të linte mushkërinë e hekurt për disa orë. Ai mbaroi kolegjin, fitoi një diplomë juridike dhe vazhdoi të ushtrojë profesionin e avokatit në sallën e gjyqit për 30 vjet.

Ai gjithashtu publikoi autobiografinë e tij, “Tre Minutes for a Dog: My Life in a Iron Lung”, referuar teknikës së të mësuarit se si të merrte frymë në mënyrë të pavarur për të paktën tre minuta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco