Ministri i Jashtëm: Asnjë francez nuk do të vdesë për Ukrainën

Ministri i Jashtëm: Asnjë francez nuk do të vdesë për Ukrainën

12:21, 01/03/2024
A+ Aa A-

Franca nuk ka ndërmend të dërgojë trupa në Ukrainë, tha shefi i Ministrisë së Jashtme franceze Stephane Cezournet për radion shtetërore France Inter.

“Francezët nuk do të vdesin për Ukrainën”, deklaroi ai. “Ne nuk do të dërgojmë trupa për të kryer operacione ushtarake.”

“Çdo gjë është e vendosur: të parandalojmë Rusinë të fitojë, pa luftuar me të. Në këtë kontekst asgjë nuk përjashtohet, siç tha presidenti i republikës”, shtoi ministri i Jashtëm.

Deklarata e Macron të enjten, nxiti reagimin ekstrem të presidentit rus Vladimir Putin, i cili kërcënoi se do të përdorte armë bërthamore nëse trupat perëndimore do të vendoseshin në Ukrainë.

Ministri francez shtoi se ka shqetësim serioz për Olimpiadën e ardhshme në Paris këtë verë, duke theksuar se ka frikë për një sulm të mundshëm kibernetik.

Përveç kësaj, ai e quajti të “pajustifikuar” masakrën e civilëve në Gaza, gjatë shpërndarjes së ndihmave humanitare, duke kërkuar shpjegim nga autoritetet izraelite.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco