Rusia sulmon përsëri Kharkivin

Rusia sulmon përsëri Kharkivin

16:50, 23/05/2024
A+ Aa A-

Bëhet e ditur se 12 persona janë plagosur nga bombardimet ruse në Kharkiv, ndërsa në fshatin Rig të Ukrainës dy janë vrarë dhe të tjerë janë varrosur nën rrënoja.

Siç raportohet, rusët kanë bombarduar Kharkivin nga ajri dhe si pasojë 12 persona janë plagosur.

Shpërthim ka pasur edhe në veri të qytetit në një zonë banimi, ku u plagosën 11 persona dhe u dëmtuan ndërtesa banimi.

Mes të plagosurve kishte edhe kalimtarë dhe banorë të objektit, shkruan euronews.

Ndërkohë, rusët i kanë shtuar sulmet edhe në Rig të Donetskut ku kanë mbetur të vrarë dy persona dhe janë plagosur dy të tjerë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco