Sulme të rënda në Ukrainë/ Pesë të vrarë, vijojnë kërkimet për trupa nën rrënoja

Sulme të rënda në Ukrainë/ Pesë të vrarë, vijojnë kërkimet për trupa nën rrënoja

17:51, 23/05/2024
A+ Aa A-

Sulmet ruse në qytetin lindor të Ukrainës, Kharkiv, vranë të paktën pesë persona, ndërsa ende vijojnë kërkimet për të zhdukurit nën rrënoja.

Autoritetet njoftuan se 17 të tjerë kanë mbetur të plagosur, si pasojë e sulmit të rëndë më bomba.

Presidenti Volodymyr Zelensky i përshkroi sulmet si “brutale” dhe tha se Rusia po “përfitonte” nga mungesa e sistemeve të mbrojtjes ajrore të Ukrainës për të nisur sulme fatale në qytete, shkruajnë mediat e huaja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco