Pas Navalnit, vdes në burg disidenti bjellorus, akuzohej për shpifje ndaj Lukashenkos

Pas Navalnit, vdes në burg disidenti bjellorus, akuzohej për shpifje ndaj Lukashenkos

17:04, 20/02/2024
A+ Aa A-

Një aktivist i opozitës bjelloruse, Igar Lednik, vdiq në burg ku po vuante dënimin për ‘shpifje’ kundër presidentit Aleksandër Lukashenko. K jo u raportua nga ish-partia e tij dhe një OJQ e specializuar aktive në këtë vend që numëron më shumë se një mijë të burgosur politikë.

‘Igar Lednik, ish-anëtar i Partisë Socialdemokrate Bjelloruse (Gramada), aktivist dhe gazetar, ka vdekur në burg në moshën 64-vjeçare’, tha partia në Telegram, informacion i konfirmuar nga OJQ-ja për të drejtat e njeriut Viasna.

Ai po vuante një dënim prej tre vitesh i arrestuar në dhjetor 2022. Lednik u dënua me tre vjet burg për ‘shpifje’ ndaj presidentit bjellorus për një botim në një gazetë të Partisë Social Demokrate. Në burg, shëndeti i tij u ‘përkeqësua ndjeshëm’, vuri në dukje partia, e drejtuar nga aktivistë jashtë vendit.

Vdekja e Lednik vjen katër ditë pasi Aleksei Navalny vdiq nga ‘sindroma e vdekjes së papritur’ brenda burgut siberian ku ai vuante një dënim 19-vjeçar. Vdekja e Navalny është e rrethuar nga mistere. Disa liderë perëndimorë, duke filluar nga Joe Biden, e kanë akuzuar drejtpërdrejt Moskën, por Kremlini i ka hedhur poshtë këto deklarata, duke i cilësuar si të papranueshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco