'A mos e kam unë radhën tani pas Navalnit?!' – Lideri i burgosur gjeorgjian kërkon lirimin e të burgosurve politikë Mikheil Saakashvili duke u shfaqur me lidhje video nga burgu në tetor 2023

'A mos e kam unë radhën tani pas Navalnit?!' – Lideri i burgosur gjeorgjian kërkon lirimin e të burgosurve politikë

10:29, 17/02/2024
A+ Aa A-

Një nga figurat që ka nderuar Alexey Navalni-n si një "hero të madh të rezistencës kundër regjimit të Putinit" është edhe ish-udhëheqësi gjeorgjian Mikheil Saakashvili.

Ai u burgos në vendin e tij në vitin 2021, pasi u dënua për keqpërdorim të pushtetit gjatë kohës që ishte në detyrë – akuza që ai thotë se ishin të motivuara politikisht. Udhëheqësit botërorë që atëherë kanë kërkuar lirimin e tij, pasi ai u shfaq i dobësuar në një seancë gjyqësore.

"Unë dhe Alexei [Navalny] kishim mosmarrëveshje në të kaluarën, por e admiroja guximin dhe talentin e tij të madh dhe e vlerësoja shumë që shprehu solidaritetin e tij me mua për keqtrajtimin tim në burg," tha Saakashvili.

Ai i bëri thirrje Perëndimit që të përpiqet të sigurojë lirimin e të burgosurve të tjerë politikë në Rusi dhe "gjithashtu të përpiqet të më shpëtojë mua".

"Putin shpesh e krahasonte Navalnin me mua. Ai premtoi se do të më varte. Meqenëse Navalny iku tani, a mos jam unë personi tjetër që pret dënimin me vdekje të Putinit?!"  pyeti ai.

Saakashvili u zgjodh President i Gjeorgjisë në vitin 2004 pas Revolucionit të Trëndafilave dhe ishte në detyrë gjatë luftës së shkurtër me Rusinë në vitin 2008. Në 2015-2016 ai shërbeu si guvernator rajonal në Ukrainë.

Lexo: Mesazhi i Saakashvili drejtuar Perëndimit: Përpiquni të shpëtoni të paktën të burgosurit e tjerë politikë të Putinit

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco