Saakashvili - Perëndimit: Përpiquni të shpëtoni të paktën të burgosurit e tjerë politikë të Putinit

Saakashvili - Perëndimit: Përpiquni të shpëtoni të paktën të burgosurit e tjerë politikë të Putinit

10:41, 17/02/2024
A+ Aa A-

Mesazhi publik i i Mikheit Saakashvili, liderit gjeorgjian të burgosur, drejtuar Perëndimit 

"Alexei Navalny, një hero i madh i rezistencës kundër regjimit të Putinit, ka vdekur - një tragjedi e madhe që u pa të vinte për mjaft kohë.

Unë dhe Alexei nuk ishim dakord me njëri-tjetrin në të kaluarën. Megjithatë, e vlerësova me mirënjohje shprehjen e tij të solidaritetit ndaj keqtrajtimit tim në një burg gjeorgjian nga regjimi i oligarkut Ivanishvili të mbështetur nga Putini. E admirova guximin dhe talentin e tij të madh.

Dhe tani dua t'i drejtohem Perëndimit dhe pjesëmarrësve të konferencës së sigurisë në Mynih, që të përpiqen të shpëtojnë të paktën Vladimir Kara-Murza, Ilia Yashin dhe të burgosur të tjerë politikë të regjimit rus.

Gjithashtu, përpiquni të më shpëtoni edhe mua. Unë jam gjithashtu i burgosur personal i Vladimir Putinit dhe rusët nuk e fshehin këtë. Unë jam helmuar në burg, aktualisht jam në spitalin e burgut, ku nuk trajtohem siç duhet sipas agjencisë antitorturë të Evropës që mbikqyr. Putini shpesh e krahasonte Navalnin me mua. Më premtoi se do të më varte. Navalny është zhdukur. A jam unë personi tjetër në radhë i dënimit me vdekje nga Putin?”

Image

Saakashvili, në vitin 2021 filloi të vuante një dënim me gjashtë vjet burg në Gjeorgji me akuzën e shpërdorimit të pushtetit dhe organizimit të një sulmi që shkaktoi lëndime të rënda trupore kundër një ligjvënës të opozitës

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco