Humb jetën ish-senatorja e Italisë, Maria Fida Moro

Humb jetën ish-senatorja e Italisë, Maria Fida Moro

13:46, 07/02/2024
A+ Aa A-

Ka ndërruar jetë në moshën 77-vjeçare ish-senatorja italiane Maria Fida Moro. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, të cilat kanë cituar presidentin e Senatit, Ignazio la Russa, i cili ka bërë një njoftim për ndarjen nga jeta të Moro-s.

“Ka vdekur ish-senatorja Maria Fida Moro, të cilën do ta përkujtojmë në një seancë tjetër, ku duam t’i drejtohemi me nderim dhe disa çaste heshtjeje”, tha Russa.

Maria ishte gjithashtu edhe vajza e liderit të DC-së, Aldo Moro.

“Jam thellësisht i pikëlluar. Vitet e fundit kam pasur nderin ta njoh më mirë dhe mund të vlerësoja vetëm cilësitë njerëzore, bujarinë dhe dashamirësinë e saj. Me Maria Fidën udhëtuam në të gjithë Italinë dhe në takime. Ajo kishte gjithmonë fjalë inkurajuese të forta për të rinjtë, ajo i nxiti ata të besonin në veten e tyre dhe të angazhoheshin për krijimin e një shoqërie më të drejtë, më humane”, tha sekretari kombëtar i UDC Lorenzo Cesa.

“Lucës, djalit të saj, i cili e shoqëronte shpesh në takime dhe që mundi të përjetonte nga afër dashurinë dhe vlerësimin e atyre të rinjve, i shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta dhe të thella dhe të gjithë komunitetit të UDC-së”, përfundon Cesa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco