Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

Mbreti Charles diagnostikohet me kancer

Mbreti Charles diagnostikohet me kancer

19:18, 05/02/2024
A+ Aa A-

Mbreti Charles III është diagnostikuar me kancer. Lajmin e bëri të ditur pallati ‘Buckingham’.

Sipas BBC, nuk është kancer prostate, por është zbuluar gjatë një trajtimi të fundit që po merrte mbreti anglez për prostatën e zmadhuar.

Tipi i kancerit nuk është zbuluar, por në një njoftim zyrtar thuhet se ai po merr trajtim të rregullt.

Pallati mbretëror thotë se: “Mbreti mbetet plotësisht pozitiv në lidhje me trajtimin e tij dhe pret që të kthehet në detyrën e plotë publike sa më shpejt të jetë e mundur”.

Ai do të shtyjë angazhimet e tij publike dhe pritet që anëtarë të tjerë të familjes mbretërore ta ndihmojnë dhe përkrahin gjatë trajtimit të tij.

Nuk jepen detaje të mëtejshme për fazën e kancerit apo ndonjë prognozë.

Mbreti 75-vjeçar u kthye në Londër të hënën në mëngjes dhe pallati thotë se ai ka filluar trajtimin si pacient i jashtëm.

Edhe pse do të pezullojë daljet e tij publike, Mbreti do të vazhdojë rolin e tij kushtetues si kreu i shtetit, duke përfshirë dokumentet dhe takimet private.

Një javë më parë, ai iu nënshtrua një ndërhyrje për prostatën në një spital privat në Londër.

Mbreti zgjodhi të bëjë publik trajtimin e tij për prostatën, me qëllimin që të inkurajojë sa më shumë njerëz të kontrollojnë prostatën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco