Kenia: Shpërthimi i gazit në Nairobi vret dy persona, plagos rëndë mbi 220 të tjerë

Kenia: Shpërthimi i gazit në Nairobi vret dy persona, plagos rëndë mbi 220 të tjerë

08:16, 02/02/2024
A+ Aa A-

Një shpërthim i madh gazi në kryeqytetin kenian, Nairobi, ka vrarë të paktën dy persona dhe ka plagosur të paktën 222.

Një kamion që transportonte gaz shpërtheu në rrethin Embakasi rreth orës 23:30 (20:30 GMT), "duke ndezur një top të madh zjarri", tha një zëdhënës i qeverisë.

Banesat, bizneset dhe makinat u dëmtuan nga flaka e madhe që shpërtheu pranë blloqeve të banimit.

Më herët, qeveria kishte thënë se shpërthimi ndodhi në një fabrikë gazi. Shkaku është ende duke u përcaktuar.

Shefi i policisë së Embakasi, Ëesley Kimeto tha se një i rritur dhe një fëmijë kishin vdekur nga shpërthimi, duke shtuar se numri i të vdekurve mund të rritet.

Topi i zjarrit nga shpërthimi ishte "përhapur gjerësisht", sipas zotit Mëaura, dhe një cilindër gazi kishte goditur një depo rrobash dhe tekstilesh, duke e djegur atë.

Zjarri raportohet se është përhapur edhe në disa komplekse apartamentesh.

Dëshmitarët i thanë mediave lokale se kishin ndjerë dridhje menjëherë pas shpërthimit.

Shumë prej të plagosurve thuhet se kanë lëndime nga inhalimi dhe mes tyre janë të paktën 25 fëmijë, raporton gazeta Standard.

Një nga të lënduarit, Boniface Sifuna, përshkroi atë që kishte ndodhur për agjencinë e lajmeve Reuters: "Unë u dogja nga një bombol gazi që shpërtheu ndërsa po përpiqesha të ikja," tha ai.

"Ajo shpërtheu mu para meje, përplasja më rrëzoi dhe flakët më përfshinë. Jam me fat që isha mjaftueshëm i fortë për t'u larguar".

James Ngoge, i cili jeton përballë rrugës nga ku ndodhi shpërthimi, i tha agjencisë së lajmeve AFP se ai ishte në shtëpinë e tij në atë kohë dhe "dëgjoi një shpërthim të madh".

“U ndje sikur do të shembej, në fillim as që e dinim se çfarë po ndodhte, ishte si një tërmet.

“Unë kam një biznes në rrugë që është shkatërruar plotësisht”.

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco