Raporti: Qeveria izraelite kundërshton mbylljen e UNRWA në mes të luftës

Raporti: Qeveria izraelite kundërshton mbylljen e UNRWA në mes të luftës

09:13, 31/01/2024
A+ Aa A-

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu kundërshton mbylljen e menjëhershme të agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) pasi ka frikë se kjo mund të shkaktojë një “katastrofë humanitare”, raportoi Times of Israel duke cituar një zyrtar të lartë anonim të qeverisë.

“Nëse UNRWA pushon së funksionuari në terren, kjo mund të shkaktojë një katastrofë humanitare që do ta detyronte Izraelin të ndalonte luftën kundër Hamasit”, deklaroi zyrtari izraelit. “Kjo nuk do të ishte në interesin e Izraelit dhe nuk do të ishte në interesin e aleatëve të Izraelit”, shtoi ai.

Të paktën një duzinë, kryesisht vende perëndimore, kanë pezulluar ndihmën për agjencinë e OKB-së ditët e fundit në përgjigje të akuzave se 12 nga anëtarët e stafit të saj morën pjesë në sulmet e 7 tetorit ndaj Izraelit.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres u bëri thirrje donatorëve kryesorë që të rifillojnë financimin për UNRWA në një takim me dyer të mbyllura të 35 vendeve të martën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco