Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

Akuzohet për nxjerrje të sekreteve shtetërore, ish-kryeministri pakistanez dënohet me 10 vjet burg

Akuzohet për nxjerrje të sekreteve shtetërore, ish-kryeministri pakistanez dënohet me 10 vjet burg

09:35, 30/01/2024
A+ Aa A-

Ish-kryeministri pakistanez Imran Khan është dënuar me 10 vjet burg për akuzar për nxjerrje të sekreteve shtetërore.

Khan, i cili u rrëzua nga pushteti nga kundërshtarët e tij në vitin 2022, tashmë po vuan një dënim prej tre vitesh burg pasi u dënua për korrupsion. Ai i ka quajtur të motivuara politikisht të gjitha akuzat ndaj tij.

Dënimi për nxjerrjen e sekreteve shtetërore vjen një javë përpara zgjedhjeve të përgjithshme në të cilat atij i ndalohet të kandidojë.

Ish-ministri i Jashtëm, Shah Mahmood Qureshi, nënkryetar i partisë Pakistani Tehreek-e-Insaf (PTI) të Khan, u dënua gjithashtu me 10 vjet burg nga gjykata speciale.

E ashtuquajtura çështja e kodit rrotullohet rreth rrjedhjes së supozuar të korrespondencës sekrete diplomatike të dërguar nga ambasadori i Pakistanit në Uashington në Islamabad kur Khan ishte kryeministër.

Ajo lidhet me paraqitjen e tij në një tubim në mars 2022, një muaj përpara se ish-lojtari i kriketit të rrëzohej nga pushteti në një votë mosbesimi. 

Imran Khan u shfaq në skenë, duke tundur një copë letre që ai thotë se tregonte një komplot të huaj kundër tij.

Ai tha se “të gjitha do të falen nëse Imran Khan largohet nga pushteti”.

 Ai nuk e përmendi emrin e vendit – por më pas ishte shumë kritik ndaj Shteteve të Bashkuara.

Prokuroria tha se veprimet e zotit Khan përbënin zbulimin e një dokumenti të klasifikuar dhe dëmtimin e marrëdhënieve diplomatike. 

Akuza e fundit mund të çojë në burgim të përjetshëm apo edhe me vdekje.

Çështja është dëgjuar gjatë muajve të fundit në një gjykatë speciale të ngritur brenda burgut ku z. Khan është mbajtur që nga gushti. 

Mediat ndërkombëtare nuk u lejuan të marrin pjesë.

Mediat lokale raportuan se gjyqtarit kohët e fundit i ishte thënë të përshpejtonte gjykimin.

Partia PTI e Khan tha se do të kundërshtonte vendimin e gjykatës dhe e quajti atë një tallje.

Zgjedhjet e përgjithshme do të mbahen më 8 shkurt, mes akuzave se PTI po pengohet nga autoritetet të bëjë fushatë. Zoti Khan po lufton shumë çështje të tjera ligjore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco