5 të vrarë në një sulm të armatosur në Ekuador

5 të vrarë në një sulm të armatosur në Ekuador

08:31, 30/01/2024
A+ Aa A-

Të paktën pesë persona u vranë dhe shtatë të tjerë u plagosën në një sulm të armatosur në Vinces, në provincën bregdetare Los Rios të Ekuadorit, njoftuan mediat lokale.

Sulmi ndodhi në mbrëmje jashtë një shtëpie ku një grup të rinjsh ishin mbledhur për një festë, raportoi e përditshmja lokale El Universo, duke shtuar se sulmuesit e armatosur mbërritën me dy kamionë dhe filluan të qëllonin mbi të gjithë të pranishmit.

Disa nga ata që morën pjesë në festë arritën të shpëtonin pasi vrapuan, ndërsa të tjerët nuk mund t’i shpëtonin masakrës.

Incidenti vjen një javë pas kapjes më të madhe të drogës në vend.

Vendi i Amerikës së Jugut ka intensifikuar luftën kundër dhunës dhe trafikut të drogës që kur qeveria deklaroi ekzistencën e një “konflikti të armatosur të brendshëm” me grupet kriminale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco