Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

I mbijetoi 2 sulmeve me helm, kritiku i Putinit zhduket në mënyrë të mistershme

I mbijetoi 2 sulmeve me helm, kritiku i Putinit zhduket në mënyrë të mistershme

08:03, 30/01/2024
A+ Aa A-

Kritiku i presidentit të Rusisë Vladimir Putin, disidenti ruso-britanik Vladimir Kara-Murza, është zhdukur në mënyrë të mistershme nga burgu ku po qëndronte.

Sipas mediave të huaja, lajmin e ka bërë të ditur gruaja e tij, e cila ka thënë se ai është marrë nga burgu në siberi ku ishte i burgosur që nga shtatori dhe tani nuk dihet vendndodhja e tij.

Duke shkruar në X, Evgenia Kara-Murza tha se burri i saj kishte qenë në izolim për katër muajt që ai kaloi në koloninë IK-6 në Omsk.

Në të kaluarën, të burgosurit e dënuar janë zhdukur për periudha të gjata, ndërsa ata janë transferuar me hekurudhë dhe makinë burgu midis pikave të largëta të sistemit të burgjeve të Rusisë.

Kjo është ajo që ndodhi në dhjetor me liderin e opozitës, Alexei Navalny, i cili humbi kontaktet me familjen dhe avokatët e tij për gati tre javë, ndërsa u transferua në një koloni penale në Arktik.

Kara-Murza, i cili vuan nga një çrregullim nervor pasi i mbijetoi dy sulmeve me helm, u burgos me 25 vjet prillin e kaluar për tradhti dhe përhapje të “informacionit të rremë” në lidhje me luftën ruse në Ukrainë.

Ai i mohoi akuzat dhe tha se po përballej me një gjyq show.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco