Vriten dhjetëra civilë në një sulm izraelit në qytetin e Gazës

Vriten dhjetëra civilë në një sulm izraelit në qytetin e Gazës

07:55, 30/01/2024
A+ Aa A-

Dhjetra civilë u vranë dhe disa të tjerë u plagosën nga sulmet ajrore izraelite në qytetin e Gazës të hënën, sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA.

Dëshmitarët thanë se të paktën 25 civilë u vranë dhe të tjerë u plagosën në bombardimet izraelite në një shtëpi në lagjen al-Tuffah në lindje të qytetit.

Disa persona të plagosur u dërguan në spitalin Al-Shifa, sipas gazetarit të WAFA-s, Khader Zaanoun. Më herët të hënën, Zaanoun i tha CNN se forcat izraelite kishin “pushtuar” lagjen Al-Rimal të qytetit të Gazës nga shumë drejtime dhe po e rrethonin atë, duke përfshirë Spitalin Al-Shifa.

“Ambulancat po përballen me vështirësi të mëdha në lëvizje dhe operim për shkak të granatimeve me artileri dhe rrethimit nga forcat izraelite,” tha Zaanoun.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco