Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

Blinken: Situata në Lindjen e Mesme është më e rrezikshme se kurrë

Blinken: Situata në Lindjen e Mesme është më e rrezikshme se kurrë

07:47, 30/01/2024
A+ Aa A-

Situata aktuale në Lindjen e Mesme është më e rrezikshme se në çdo kohë në katër dekadat e fundit, tha të hënën Sekretari Amerikan i Shtetit Anthony Blinken.

“Unë do të argumentoja se ne nuk kemi parë një situatë aq të rrezikshme sa ajo me të cilën po përballemi sot në rajon që të paktën që nga viti 1973. Ndoshta edhe para kësaj,” tha kreu i diplomacisë amerikane gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Sekretarin e NATO-s, Jens Stoltenberg në Uashington.

“Ky është mjedisi në të cilin ne operojmë.”, shtoi ai. Blinken me sa duket i referohej 6 tetorit 1973, kur një aleancë e shteteve arabe, e udhëhequr nga Egjipti dhe Siria, sulmuan Izraelin në ditën kur festohej Yom Kippur. Konflikti i armatosur, i njohur si Lufta e Yom Kipurit, zgjati 19 ditë.

Të dielën që kaloi, tre ushtarakë amerikanë u vranë në një sulm me dron në një bazë amerikane në kufirin Jordani-Siri, duke rritur frikën për një shpërthim në Lindjen e Mesme. Presidenti amerikan Joe Biden fajësoi grupet e armatosura ekstremiste të mbështetura nga Irani që veprojnë në Siri dhe Irak dhe tha se Uashingtoni do të hakmerret për sulmin.

Të hënën, diplomacia iraniane theksoi se nuk kishte asnjë lidhje me sulmin. Uashingtoni ka siguruar vazhdimisht se nuk dëshiron të shohë përhapjen e kësaj lufte.

Sekretari amerikan i Shtetit paralajmëroi dje kundër përpjekjeve për të shfrytëzuar luftën për të shkaktuar jostabilitet të mëtejshëm, duke theksuar se Uashingtoni do të reagojë “vendimisht” ndaj çdo të tillë, por duke marrë masa për të shmangur konfliktet rajonale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco