OKB paralajmëron ndjekje penale për punonjësit e përfshirë në akte terrorizmi

OKB paralajmëron ndjekje penale për punonjësit e përfshirë në akte terrorizmi

12:30, 28/01/2024
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres është zotuar të bashkëpunojë me autoritetet përkatëse për vendosjen para përgjegjësisë të çdo punonjësi të Kombeve të Bashkuara të përfshirë në akte terroriste.

“Çdo punonjës i Kombeve të Bashkuara i përfshirë në akte terroriste do të mbahet përgjegjës, duke përfshirë ndjekjen penale”, tha Guterres.

Shefi i OKB-së konfirmoi se 12 punonjës të UNRWA në Gaza janë prekur nga këto “akuza jashtëzakonisht të rënda”, të cilat janë objekt i një hetimi të brendshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. UNRWA ka pushuar nëntë prej tyre, një është “konfirmuar i vdekur” dhe identiteti i dy të tjerëve është ” duke u sqaruar”, ka shtuar ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco