Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

BE, e shqetësuar nga pretendimi i Izraelit se punonjës të OKB u përfshinë në sulmin e Hamasit

BE, e shqetësuar nga pretendimi i Izraelit se punonjës të OKB u përfshinë në sulmin e Hamasit

09:15, 27/01/2024
A+ Aa A-

BE thotë se është "jashtëzakonisht e shqetësuar" nga pretendimet e Izraelit se punonjës të agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë qenë përfshirë në sulmet e 7 tetorit.

Komisioni Evropian dhe shefi i politikës së jashtme Josep Borrell gjithashtu i kërkuan në një deklaratë të përbashkët agjencisë UNRWA-së që të "bëjë transparencë të plotë mbi akuzat dhe të marrë masa të menjëhershme kundër personelit të përfshirë".

Agjencia e refugjatëve UNRWA njoftoi më herët të premten se po heton përfshirjen e mundshme të disa prej punonjësve të saj në sulmet e Hamasit të 7 tetorit, të cilat lanë më shumë se 1200 izraelitë të vdekur dhe provokuan një luftë në Gaza, e cila ka marrë jetën e më shumë se 26,000 palestinezëve.

Sipas një deklarate të Departamentit Amerikan të Shtetit, akuzat kanë të bëjnë me dymbëdhjetë punonjës të UNRËA.

Shefi i UNRWA, Philippe Lazzarini tha të premten se ai i kishte shkarkuar menjëherë punonjësit e dyshuar si të përfshirë "për të mbrojtur aftësinë e agjencisë për të ofruar ndihmë humanitare" në Rripin e Gazës të rrethuar.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres është "i tmerruar nga ky lajm", sipas zëdhënësit të tij.

SHBA-ja është përgjigjur duke ndërprerë financimin e saj për UNRWA-n ndërkohë që zhvillohen hetimet. Agjencia e OKB-së ka luajtur një rol të rëndësishëm në sigurimin e ndihmave për shpëtimin e jetës për popullsinë e Gazës që nga shpërthimi i luftës.

Ekzekutivi i BE-së ndërkohë thotë se do të "vlerësojë hapat e mëtejshëm" dhe "të nxjerrë mësime" nga rezultatet e hetimit.

Komisioneri i fqinjësisë së BE-së, Olivér Várhelyi dhe komisioneri i ndihmës humanitare, Janez Lenarčič i bashkuan thirrjeve për një hetim transparent.

Pagesat e BE-së për ndihmën e zhvillimit për territoret palestineze u pezulluan përkohësisht në përgjigje të sulmeve të 7 tetorit, në pritje të një rishikimi për të siguruar që asnjë para nga BE-së të mos arrinte pa dashje në duart e Hamasit, të cilësuar si organizatë terroriste nga blloku.

Kontratat në vlerë prej 331 milionë euro u kontrolluan, pa u gjetur asnjë devijim fondesh për grupet terroriste, duke lejuar që ndihma për zhvillim të rrjedhë përsëri.

BE-ja është donatori më i madh i ndihmës zhvillimore për territoret palestineze, me një pjesë të konsiderueshme të ndihmës të kanalizuar përmes UNRWA-së, për të mbështetur familjet e cenueshme dhe të zhvendosura.

Për periudhën 2021-2023, kontributi i BE-së në buxhetin e programit të UNRËA-së arriti në 281 milionë euro./ar/sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco