Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

Analizë e BBC/ Izraeli i frenuar nga vendimet e GJND-së për Gazën - por a do t'i bindet?

Analizë e BBC/ Izraeli i frenuar nga vendimet e GJND-së për Gazën - por a do t'i bindet?

08:41, 27/01/2024
A+ Aa A-

Vendimet e dhëna nga Gjykata Ndërkombëtare e Drjetësisë për Izraelin nuk ishte një fitore e plotë për Afrikën e Jugut e cila ngriti dhe çështjen në këtë gjykatë apo për palestinezët.

GJND nuk e urdhëroi Izraelin të ndalonte fushatën e tij ushtarake në Rripin e Gazës.

Por organi më i lartë ligjor i OKB-së pranoi se situata në Gaza është katostrofike.

Më e rëndësishme ai tha se situata ishte  ‘në rrezik serioz për tu përkeqësuar më tej’ para se gjykata të jepte vendimin e saj përfundimtar mbi akuzën e gjenocidit një proces që mund të zgjasë me vite.

Si rezultat Gjykata i bëri disa kërkesa Izraelit gjërësisht në përputhje me shumicën e nëntë masa të përkohshme të kërkuara nga Afrika e Jugut.

Me shumicë të madhe, 17 gjyqtarët e gjykatës vendosën se Izraeli duhet të bëjë gjithçka në fuqinë e tij për të shmangur vrasjen e palestinezëve, shkaktimin e dëmtime të rënda trupore ose mendore të palestinezëve, krijimin e kushteve të patolerueshme të jetesës në Gaza ose parandalimin e qëllimshëm të lindjeve palestineze.

Ai tha gjithashtu se Izraeli duhet të bëjë më shumë për të "parandaluar dhe ndëshkuar" nxitjet publike për gjenocid, duke përmendur shembuj nga presidenti dhe ministri i mbrojtjes i Izraelit.

Dhe pati një thirrje për "masa të menjëhershme dhe efektive" për të adresuar katastrofën humanitare në Gaza.

Pra, jo një thirrje për një armëpushim, por një sërë kërkesash që, nëse zbatohen, do të ndryshonin në mënyrë drastike natyrën e fushatës ushtarake të Izraelit në Gaza.

Izraeli e kundërshton me forcë pretendimin për gjenocid, duke argumentuar se është Hamasi ai që është përgjegjës për vënien në rrezik të civilëve palestinezë.

Ai thotë se Hamasi vepron brenda dhe nën qytetet me popullsi të dendur të Gazës dhe kampet e refugjatëve, duke e bërë praktikisht të pamundur për Izraelin të shmangë vrasjen e civilëve.

Dhe thotë se është bërë shumë për të paralajmëruar civilët që të shmangin rrezikun.

Që nga fillimi i tetorit, veprimet e Izraelit kanë rezultuar në zhvendosjen e rreth 85% të popullsisë 2.3 milionëshe të Gazës.

Ata që ikin nga luftimet duke kërkuar strehim në strehimore të mjerueshme, të mbipopulluara, me kujdes shëndetësor në pakësim dhe furnizime jashtëzakonisht të pamjaftueshme humanitare.

Ishte e qartë, menjëherë pasi presidentja amerikane e gjykatës, Joan Donoghue, filloi të fliste, se urgjenca e gjendjes së rëndë të Gazës ishte më e rëndësishmja në mendjen e gjykatës dhe se Izraeli nuk kishte arritur në përpjekjen e tij për të hedhur poshtë të gjithë çështjen.

Gjykatësja Donoghue dha një përmbledhje të zymtë të vuajtjeve të përjetuara nga palestinezët në Rripin e Gazës. Ajo tha se gjendja e vështirë e fëmijëve ishte "veçanërisht zemërthyese".

Ky nuk është vendimi përfundimtar i gjykatës për gjenocidin - ka të ngjarë të zgjasë disa vjet.

Por masat e kërkuara sot janë të dizajnuara për t'u ofruar palestinezëve të Gazës njëfarë mase mbrojtjeje, ndërsa gjyqtarët marrin parasysh akuzën themelore të Afrikës së Jugut kundër Izraelit.

Izraeli tani duhet të vendosë se si të përgjigjet. Vendimet e GJND-së janë të detyrueshme, por nuk ka asnjë mekanizëm zbatues. Izraeli mund të zgjedhë të injorojë fare gjyqtarët.

Me përpjekjet diplomatike që tani me sa duket janë përqendruar në mundësinë e një armëpushimi dy-mujor dhe përpjekjet që po bëhen ende për të përmirësuar rrjedhën e ndihmave në Rripin e Gazës, Izraeli mund të argumentojë se tashmë po merr hapa për të përmbushur kërkesat e gjykatës.

Por edhe nëse situata lehtësohet - dhe nuk ka ende asnjë shenjë - mbetet fakti se Izraeli ende akuzohet për gjenocid, një rast që GJND-ja beson se është i besueshëm dhe si rrjedhim i denjë për shqyrtim të mëtejshëm të detajuar.

Izraeli, një vend i lindur nga hiri i shembullit më të keq në botë të gjenocidit, tani duhet të jetojë nën këtë hije ligjore derisa gjykata të japë vendimin e saj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco