Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

Kancelari Soltz takim me Biden për çështjen e Ukrainës

Kancelari Soltz takim me Biden për çështjen e Ukrainës

22:59, 26/01/2024
A+ Aa A-

Kancelari gjerman, Olaf Scholz do të udhëtojë në Uashington në dy javët e para të shkurtit për t’u takuar me Presidentin e SHBA, Joe Biden, ndërsa ata kërkojnë të mbledhin mbështetjen për ndihmë shtesë për Ukrainën.

Takimi vjen pasi SHBA-ja ka shteruar autorizimin ekzistues të Kongresit për të ndihmuar Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë.

Një kërkesë urgjente prej 61 miliardë dollarësh nga Shtëpia e Bardhë është bllokuar në Capitol Hill pasi republikanët kërkojnë lëshime për politikën e imigracionit.

Bashkimi Evropian do të mbajë një samit të posaçëm javën e ardhshme për vendet anëtare që të bien dakord për një paketë shtesë prej 50 miliardë eurosh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco