Merren peng 4 persona në Gjermani/ Policia: Largohuni të gjithë nga këtu

Merren peng 4 persona në Gjermani/ Policia: Largohuni të gjithë nga këtu

21:25, 26/01/2024
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin Ulm të Gjermanisë, ku një person mori peng 4 të tjerë, duke i kërcënuar edhe me armë zjarri.

Të tjera detaje janë zbardhur sipas mediave, ku ndërkohë që mbaheshin peng personat, janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri.

Pas te shtënave njerëzit u shpërndanë në panik, ndërsa oficerët e policisë bërtisnin: “Largohuni të gjithë nga këtu! Nuk dihet se kush qëlloi”.

Ndërkohë policia në një deklaratë zyrtare tha se “rreth orës 18:45 ka ndodhur një pengmarrje në një dyqan në Münsterplatz. Në orën 20:20, autori i armatosur doli nga ndërtesa me një peng dhe u largua. Policia përdori armë zjarri. Autori u arrestua. Pengu mbeti i padëmtuar”.

Nuk është ende e qartë sesa persona ishin marrë peng, por fillimisht u raportua për 4.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco