Gjenocidi në Gaza/ Vendimi i GJND, Palestina: Gjyqtarët vendosën në favor të njerëzimit

Gjenocidi në Gaza/ Vendimi i GJND, Palestina: Gjyqtarët vendosën në favor të njerëzimit

14:37, 26/01/2024
A+ Aa A-

I menjëhershëm ka qenë reagimi i ministrit të jashtëm palestinez pasi Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dha vendimin ndaj Izraelit.

Riyad Al-Maliki është shprehur: "Gjyqtarët e GJND-së vlerësuan faktet dhe ligjin, vendosën në favor të njerëzimit dhe ligjit ndërkombëtar.’

Al-Maliki është nga Autoriteti Palestinez që drejton pjesë të Gazës dhe Bregut Perëndimor dhe është një rival i Hamasit.

Sot Gjykata ndërkombëtare e Drejtësisë urdhëroi Izraelin të marrë të gjitha masat për të parandaluar aktet e gjenocidit ndërsa lufta midis Hamasit dhe shtetit hebrej vazhdon.

Masat e përkohshme që ka marrë gjykata:

1. Izraeli duhet të marrë të gjitha masat për të parandaluar çdo akt që mund të konsiderohet gjenocid - vrasja e anëtarëve të një grupi, shkaktimi i lëndimeve trupore, shkaktimi i kushteve të krijuara për të sjellë shkatërrimin e një grupi, parandalimi i lindjeve

2. Izraeli duhet të sigurojë që ushtria e tij të mos kryejë asnjë akt gjenocidi

3. Izraeli duhet të parandalojë dhe ndëshkojë çdo koment publik që mund të konsiderohet si nxitje për të kryer gjenocid në Gaza

4. Izraeli duhet të marrë masa për të siguruar akses humanitar

5. Izraeli duhet të parandalojë çdo shkatërrim të provave që mund të përdoren në një rast gjenocidi

6.  Izraeli duhet të paraqesë një raport në gjykatë brenda një muaji nga dhënia e këtij urdhri

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco