Këngëtari palestinez synon të përfaqësojë Islandën në Eurovizion

Këngëtari palestinez synon të përfaqësojë Islandën në Eurovizion

12:07, 26/01/2024
A+ Aa A-

Një këngëtar palestinez është futur si pjesëmarrës në festivalin e Islandës, ku do të përzgjidhet përfaqësuesi i këtij shteti në Eurovizio, mes diskutimeve më të gjera rreth bojkotimit të mundshëm të këtij aktiviteti nga vendi nordik.

Këngëtari palestinez Bashar Murad është cilësuar zyrtarisht si pretendent në fazën paraprake të përzgjedhjes së artistit përfaqësues të Islandës në Eurovizion.

Murad, i njohur për trajtimin e temave të pushtimit izraelit dhe barazisë gjinore në Lindjen e Mesme përmes muzikës së tij, do të jetë ndër dhjetë artistët që konkurrojnë për një vend në gjysmëfinalen e "Söngvakeppnin 2024", konkursi kombëtar islandez i përzgjedhjes për në Eurovizion.

Aktualisht me banim në Jerusalem, artisti 30-vjeçar i popit ka bashkëpunuar me përfaqësuesit e Islandës në të shkuarën në Eurovizion, me grupin Hatari, një grup punk rock i njohur për kundërshtinë e hapur që shprehur ndaj pranisë së Izraelit në territoret palestineze gjatë garës muzikor të vitit 2019 që u mbajt në Izrael.

Në fillim të garës në vitin 2019, Hatari zuri tituj e mediave për deklaratat politike mbi pushtimin izraelit të Palestinës, duke nxitur dhënien e një paralajmërimi nga Jon Ola Sand, mbikëqyrësi ekzekutiv i Unionit Evropian të Transmetimeve (EBU), se po i kapërcenin kufij e tolerancës së EBU.

Pavarësisht paralajmërimit, gjatë finales, anëtarët e Hatarit ngritën parulla me flamuj palestinez kur u shpall rezultati i votimeve të Islandës. Islanda u gjobit në fund nga EBU për shkeljen e rregulloreve të konkursit.

Image

A do të konkurrojë Islanda në Eurovision këtë vit?

Të gjithë sytë janë te festivali Söngvakeppnin këtë vit, i planifikuar për në shkurt dhe mars, ku fituesi, në konsultim me transmetuesin islandez RÚV, do të përcaktojë nëse vendi do të marrë pjesë në Eurovision 2024.

Sfondi i këtij vendimi përfshin presion të konsiderueshëm ndaj televizionit islandez RÚV ose për të kërkuar tërheqjen e Izraelit nga Eurovision 2024, ose për një bojkot të plotë.

Shoqata Islandeze e Shkrimtarëve dhe Kompozitorëve (ISAC) ka mbrojtur fuqimisht një bojkot nëse Izraeli nuk skualifikohet, duke reflektuar një ndjenjë të 10,000 islandezve që nënshkruan një peticion (pra rreth 2.5% e popullsisë së vendit) për skualifikimin e Izraelit.

Gjithashtu, mbi 1,400 artistë finlandezë janë bashkuar me muzikantë islandezë për të bërë thirrje për përjashtimin e Izraelit nga Eurovizioni, duke përmendur krimet sipas tyre të luftës në Gaza.

Kërkesa shoqërohet me një kërcënim se nëse Izraeli nuk ndalohet nga konkursi, i planifikuar të zhvillohet në qytetin suedez  Malmö në maj, kompania finlandeze e transmetimit (Yle) do të bojkotojë dhe nuk do të prezantohet.

"Nuk është në përputhje me vlerat tona që një vendi që kryen krime lufte dhe vazhdon një okupim ushtarak t'i jepet një skenë publike për të llustruar imazhin e tij në emër të muzikës," thuhet në një peticion finlandez të nënshkruar nga artistë, muzikantë dhe profesionistë të industrisë muzikore.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco