100 fëmijë nga Gaza do të transferohen në spitalet italiane me familjet e tyre

100 fëmijë nga Gaza do të transferohen në spitalet italiane me familjet e tyre

11:45, 25/01/2024
A+ Aa A-

Ministri italian i Mbrojtjes Guido Crosetto tha se njëqind fëmijë, me familjet e tyre, do të transferohen nga Rripi i Gazës në spitalet italiane për t’u trajtuar.

“Tridhjetë fëmijët e parë do të mbërrijnë në Itali me avion nga Egjipti, falë ndihmës së forcave ajrore të vendit tonë, ndërsa 30 të tjerë do të transportohen në fund të muajit nga anija ushtarake italiane Vulcano”, shtoi Crozeto.

“Italia po bën përpjekje për të de-përshkallëzuar konfliktin dhe për të ofruar ndihmë për popullatën civile, e cila është viktimë, pa marrë përgjegjësi, e terroristëve të Hamasit”, theksoi ministri italian.

Në të njëjtën kohë ai bëri të ditur se në ditët në vijim ushtria italiane synon të ngrejë një spital fushor, nismë për të cilën po zhvillohen bisedime me vendet kryesore të rajonit më të gjerë.

 “Nuk mund të qëndrojmë indiferentë, kjo luftë është e karakterit moral, madje edhe politik. Vendi ynë, së bashku me Francën dhe Katarin, është i vetmi që bën një përpjekje të konsiderueshme humanitare. Uroj që edhe vendet e tjera të marrin pjesë në këtë solidaritet, duke pasur parasysh që spitali ynë lundrues, Vulcano, do të kthehet së shpejti në Itali”, përfundoi Guido Crosetto. /vizionplus.tv/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco