Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

George Soros ka pësuar goditje ne tru gjatë një konference për shtyp

George Soros ka pësuar goditje ne tru gjatë një konference për shtyp

20:31, 20/01/2024
A+ Aa A-

Miliarderi George Soros ka pësuar goditje ne tru gjatë një konference për shtyp në WEF.

Lajmi është bërë i ditur nga një faqe në rrjetin social “X”, në të cilën duket miliarderi teksa po mban fjalimin në World Economic Forum.

George Soros është një biznesmen amerikan i rreshtuar politikisht dhe ekonomikisht me të majtën amerikane, që njihet si financues i mediave propagandistike, organizatave dhe kandidatëve presidencialë.

Soros është një ndër njerëzit më të pasur të botës, me një pasuri që shkon mbi 8 bilionë dollar.

Soros ka qenë aktiv si filantropist që prej vitit 1979 kur krijon në Nju Jork Fondin e Shoqërisë së Hapur dhe nis themelimin e Fondacioneve Lokale të Shoqërisë së Hapur fillimisht në Hungari (1984) pastaj në Bashkimin Sovjetik (1987).

Sot rrjeti i fondacioneve shtrihet në mes 30 vendeve të botës duke përfshirë edhe Mongolinë, Haitin, Guatemalën, Afrikën e Jugut dhe SHBA.

George Soros ka qenë një nga shpikësit e strategjive të investimeve me rrezik të lartë dhe suksesi i tij më i madh, që e bëri të famshëm në mbarë botën, ishte spekulimi financiar kundër paundit britanik, përmes së cilës një firmë që ai manaxhonte arriti  në vitin 1992 të fitonte gati një miliardë dollarë në një kohë shumë të shkurtër. Kjo është arsyeja pse Soros konsiderohet në Hungari si një spekulator që zhyt miliona njerëz në mjerim.

Image

Miliarderi dhe filantropi George Soros ia dha kontrollin e kompanisë së tij me vlerë prej 25 miliardë dollarësh djalit të tij më të vogël, Alexander Soros, i cili i konfirmoi vendimin në një interviste ekskluzive me gazetën “The Wall Street Journal”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco