Norwich: Familja me katër anëtarë gjendet e vdekur në shtëpi

Norwich: Familja me katër anëtarë gjendet e vdekur në shtëpi

10:24, 20/01/2024
A+ Aa A-

Një burrë, një grua dhe dy vajza të reja nga e njëjta familje janë gjetur të vdekur në një shtëpi. Policia hyri me forcë në shtëpinë në Costessey, afër Norwich-it, pas një telefonate nga një qytetar i shqetësuar. Policia e Norfolk-ut tha se trupat e burrit 45 vjeç, gruas 36 vjeç dhe vajzave u gjetën brenda dhe të gjithë kishin plagë.

Kryeinspektori Chris Burgess, i cili drejton hetimin, tha se tre pjesëtarë të familjes jetonin në atë adresë, por "gruaja tjetër ishte për vizitë". Identiteti i të vdekurve nuk do të bëhet ende i ditur. Oficerët u thirrën në Allan Bedford Crescent rreth orës 07:15 GMT.

"Unë e kuptoj që lajmi i këtij incidenti do të jenë tronditës për komunitetin vendas  dhe sa më shpejt që të mundemi do të japim më shumë informacion," tha kryeinspektor Burgess-i. "Hetimi ynë është në fazat e hershme dhe ky është pa dyshim një incident shumë shqetësues dhe tragjik."

'Incident i izoluar'

Një thikë e gjetur në pyllin aty pranë nuk mendohej të kishte lidhje me vdekjet, tha kryeinspektor Burgess-i. Ai konfirmoi se oficerët nuk po hetonin aktualisht në vendndodhje të tjera, por do të qëndronin në Allan Bedford Crescent për një "kohë të konsiderueshme".

"Do ta siguroja komunitetin vendas se ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të vërtetuar se çfarë ndodhi në adresë, jam i bindur se ky është një incident i izoluar," shtoi ai. "I nxis njerëzit të jenë të kujdesshëm rreth informacionit që ndajnë në rrjetet sociale dhe mes njëri-tjetrit, ne nuk duam që të dalë informacion i rremë, sepse kjo mund të pengojë hetimin dhe të shkaktojë shqetësim të panevojshëm aty ku nuk është e nevojshme, prandaj ju lutemi përmbajuni informacionin që po jep policia".

Kryeinspektor Burgess-i konfirmoi se oficerët u thirrën në të njëjtën shtëpi me 14 dhjetor si pjesë e një hetimi për personat e zhdukur dhe tha se do të ribëhej një hetim i veçantë.

"Ne duam ta bëjmë këtë siç duhet dhe për këtë duhet është të jemi të detajuar, të saktë dhe të marrim kohën tonë," vazhdoi kryeinspektor Burgess-i. "Mund të konfirmojmë se të katërt u gjetën me lëndime dhe do të bëhen ekzaminime pas vdekjes kur të jetë koha e duhur për të përcaktuar shkakun e vdekjes." Ai konfirmoi se të afërmit e familjes ishin informuar dhe po mbështeteshin.

Daniel Seeley jeton në pronë, rreth 185-275 metra larg shtëpisë. Z. Seeley tha se ai ishte "i tronditur, absolutisht i tronditur" pasi pa lajmin. "Është një pronë e qetë, nuk ndodhin gjëra të tilla këtu," tha ai.

Sharon Blundell, këshilltarja Liberal Demokrate për Old Costessey në Këshillin e Norfolk-ut të Jugut, tha se ajo shpresonte të organizonte mbështetje për komunitetin e prekur. Zonja Blundell tha se ishte "ende në shok" dhe shtoi: "Është tragjike. Nuk e pret këtë në një komunitet të lidhur kaq ngushtë. "Komuniteti ynë është i dashur dhe është gjithmonë pranë njëri-tjetrit."

Jocelyn Atienza, një fqinje, tha se ajo e njihte familjen, por vetëm kalimthi kur fëmijët e tyre shkonin në shkollë bashkë. "I kam takuar vetëm ndonjëherë në rrugë sepse djali im dhe fëmijët e saj shkojnë në të njëjtën shkollë, kështu që takoheshim ndonjëherë në shkollë ose në rrugë dhe përshëndeteshim," tha ajo. Ajo tha se ishte "tronditur" nga lajmi "i trishtë e tragjik"./BBC

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco