ShBA mbërthehet nga i ftohti vdekjeprurës, mbi 50 të vdekur

ShBA mbërthehet nga i ftohti vdekjeprurës, mbi 50 të vdekur

23:12, 19/01/2024
A+ Aa A-

Një valë e ftohtë arktike ka përfshirë prej ditësh SHBA-në e Mesme dhe Lindore. Të paktën 50 njerëz në 10 shtete kanë vdekur, me Shërbimin Kombëtar të Motit që paralajmëroi për mot veçanërisht të rëndë gjatë fundjavës.

Nebraska përjetoi temperatura deri -30 gradë Celsius, Nju Jork pa dëborë të madhe, ndërsa pemët u shkulën dhe shtyllat e energjisë u rrëzuan nga stuhia, në Oregon.

Oregon është goditur veçanërisht rëndë. Stuhitë e forta të borës shkulën pemët dhe shtyllat e energjisë elektrike, duke shkaktuar vdekjen tragjike të kalimtarëve. Dhjetëra persona kanë humbur jetën në të gjithë vendin nga vala e të ftohtit.

Bora e madhe dhe ngrica po godasin edhe Uashingtonin.

Kushtet e rënda të motit do të vazhdojnë edhe gjatë fundjavës, ndërsa autoritetet paralajmërojnë temperatura veçanërisht të ulëta edhe në jug të SHBA.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco