Gjenerali izraelit sfidon Netanyahun mbi strategjinë në Gazë

Gjenerali izraelit sfidon Netanyahun mbi strategjinë në Gazë

21:25, 19/01/2024
A+ Aa A-

Një anëtar kyç i kabinetit të luftës të Izraelit ka akuzuar kryeministrin Benjamin Netanyahu se nuk ka thënë të vërtetën për qëllimet ushtarake të vendit në Gaza.

Netanyahu ka hedhur poshtë publikisht shtytjen e SHBA për një shtet të ardhshëm palestinez dhe këmbënguli se ofensiva do të vazhdojë "deri në fitoren e plotë".

Por Gadi Eisenkot - djali i të cilit u vra duke luftuar në Gaza - tha se ata që mbrojnë "humbjen absolute" të Hamasit nuk po "thonin të vërtetën".

Gjenerali në pension tha gjithashtu se Netanyahu ndante "përgjegjësinë" për dështimin në mbrojtjen e vendit të tij më 7 tetor dhe kërkoi zgjedhje të reja, duke thënë se nuk kishte "asnjë besim" në udhëheqjen aktuale të Izraelit.

Hamasi vrau rreth 1300 njerëz dhe mori 240 pengje në sulmin e befasishëm në Izraelin jugor.

Tensionet mes kabinetit, me raportet se kryeministri dhe ministri i Mbrojtjes Yoav Gallant mezi po flasin, vijnë pasi hendeku midis Izraelit dhe aleatëve të tij perëndimorë zgjerohet.

Pas komenteve të zotit Netanyahu për shtetësinë palestineze, këshilltari i sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby tha se Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli "qartësisht i shohin gjërat ndryshe".

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit tha se nuk kishte asnjë mënyrë për të zgjidhur sfidat e sigurisë së Izraelit pa një shtet palestinez.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco