OKB: Banorët e Gazës raportojnë rrahje dhe keqtrajtime nga izraelitët gjatë ndalimit

OKB: Banorët e Gazës raportojnë rrahje dhe keqtrajtime nga izraelitët gjatë ndalimit

19:54, 19/01/2024
A+ Aa A-

Një zyrtar i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut thotë se ka takuar burra palestinezë në Gaza, të cilët kanë treguar se janë rrahur, iu kanë lidhur sytë dhe janë mbajtur për javë të tëra në burgun izraelit.

Ajith Sunghay, i cili drejton Zyrën e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut në territorin palestinez të pushtuar, i kërkoi Izraelit të premten të respektojë normat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe të së drejtës humanitare.

Sunghay tha në një konferencë shtypi se të burgosurit palestinezë të liruar i thanë atij se ishin mbajtur në "lokacione të panjohura" për 30 deri në 55 ditë, ku ata "përshkruanin se ishin rrahur, poshtëruar, keqtrajtuar - dhe çfarë mund të përbënte torturë".

"Një burrë tha se kishte akses në një dush vetëm një herë gjatë 55 ditëve të tij në paraburgim," tha Sungay. “Ka raportime për burra që më pas janë liruar, por vetëm me pelena pa ndonjë veshje adekuate në këtë mot të ftohtë”, shtoi ai.

Sunghay tha se nuk është e qartë saktësisht se sa burra ka arrestuar Izraeli që kur filloi operacionin e tij ushtarak kundër Hamasit në Gaza, por ai tha se numri besohet të arrijë në mijëra.

Çfarë thotë Izraeli: Forcat e Mbrojtjes të Izraelit i thanë CNN në një deklaratë të premten se individët e arrestuar në Gaza nga Izraeli trajtohen në përputhje me ligjin ndërkombëtar.

IDF tha se ka arrestuar dhe marrë në pyetje njerëz të dyshuar për përfshirje në aktivitete terroriste ndërsa vepronin në "fortesat e Hamasit", por nuk bëri të ditur një numër.

Ushtria tha se nevojiten rrobat e të dyshuarve për t'u siguruar që ata të mos fshehin eksploziv ose armë dhe se rrobat nuk u kthehen menjëherë të arrestuarve me dyshimin se ato mund të përdoren ende për të fshehur sende si thika. "Të arrestuarve u kthehen rrobat e tyre kur është e mundur për ta bërë këtë," tha IDF.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco