Gjermani voton sot lehtësimin e shtetësisë për emigrantët, pasi përshpejtoi dëbimet

Gjermani voton sot lehtësimin e shtetësisë për emigrantët, pasi përshpejtoi dëbimet

12:18, 19/01/2024
A+ Aa A-

Mbetet për t'u parë se sa ndryshim do të bëjnë rregullat e reja, me deportimet që dështojnë për një sërë arsyesh.

Parlamenti gjerman miratoi të enjten legjislacionin që synon të lehtësojë dëbimin e azilkërkuesve që s’u janë pranuar kërkesat, pasi kancelari Olaf Scholz kërkon ta fashitë migrimin si një problem politik.

Legjislacioni autorizon kërkimet e banesave për dokumentacion, që u mundëson zyrtarëve të përcaktojnë identitetin e një personi dhe heq detyrimin e autoriteteve për të njoftuar paraprakisht për dëbimin në disa raste.

Ligji gjithashtu do të rrisë kohëzgjatjen maksimale të paraburgimit nga 10 në 28 ditë, duke lehtësuar në mënyrë specifike dëbimin e personave që janë anëtarë të një organizate kriminale.

Strehëzat e Gjermanisë për emigrantët dhe refugjatët janë mbushur muajt e fundit me një numër të konsiderueshëm azilkërkuesish që hyjnë në vend.

Këta njerëz i shtohen më shumë se 1 milion ukrainasve që kanë mbërritur që nga fillimi i pushtimit të plotë të Rusisë në 2022.

Shumica e azilkërkuesve të refuzuar në Gjermani do të kenë ende të paktën leje të përkohshme për të qëndruar për arsye që mund të përfshijnë sëmundjen, një fëmijë me status qëndrimi ose mungesë karte identifikimi ID.

Mbetet për t'u parë se sa ndryshim do të bëjnë rregullat e reja.

Dëbimet mund të dështojnë për një sërë arsyesh, duke përfshirë ato që trajton legjislacioni, por edhe mungesën e bashkëpunimit nga vendet e origjinës së migrantëve.

Gjermania po përpiqet të arrijë marrëveshje me kombe të ndryshme për të zgjidhur këtë problem, duke krijuar gjithashtu mundësi për imigrim legal.

Parlamenti gjerman do të votojë të premten mbi legjislacionin që do të lehtësonte rregullat e shtetësisë – një projekt që qeveria pretendon se do të forcojë integrimin e emigrantëve dhe do të ndihmojë një ekonomi që po lufton me mungesën e punëtorëve të kualifikuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco